Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen
25/12/2013
Sipas këtij vendimi, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë Schengen me dy ose më shumë hyrje si dhe për qytetarët e Kosovës që kanë leje qëndrim në ndonjërin vend të Schengen-it nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë në territorin e Republikës së Kroacisë.
Si rezultat i angazhimit të MPJ-së në krye me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, viteve të fundit është fuqizuar bashkëpunimi dhe shkëmbimet e gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë. /Telegrafi/


