Zemaj: Qëllimi i Klosit ishte të mos lejonte UÇK-në të bëhej ushtri
Zemaj e ka akuzuar Klosin se kishte mision pengimin e përfshirjes së ushtarakëve në grupet e organizuara në terren.
Sipas Zemajt, Klosi kishte për qëllim pengimin e UÇK-së të bëhej ushtri.
Lexojeni reagimin e plotë të tij në Facebook:
“Për merakun e Serbise kontrollohet banesa e Ahmet Krasniqit, kështu deklaron kryespiuni i SHIK-ut Fatos Klosi.
SHIK-u i Fatos Klosit kishte marre udhëzimet për të vepruar ndaj patriotëve që ishin pengesë për lepuroshet e LPK-së.
Angazhimi i Klosit me shokë ishte që UÇK mos të bëhej ushtri e rregullt.
Të mos lejohej armatimi modern dhe ai i rëndë për njësitë e rregullta të UÇK-së.
Të mos lejoj kyqjen e ushtarakëve dhe grupeve të organizuara në terren.
Kjo interviste e sontme e shefit të SHIK-ut ma kujtoj një intervistë të Sabri Godos, që dikur ishte ushtar komuniste i LDB!
-Gazetari: "A keni luftuar kundër armikut?
-Godo: Rrallë kemi bërë ndonjë aksion nga largësia. Armikut i shkonim prapa, sepse ndeshjen me te nuk mund ta përballonim.
-Gazetari: "A keni luftuar kundër "Ballit Kombëtar"?
-Godo: Po, ajo ka qenë tamam luftë, i vrisnim kudo që mundnim. Bilëz, jo vetëm ata që i kishim kundërshtarë të hapur, por i vrisnim edhe ata që ishin partizanë, me ne, por që mendonim se një ditë mund të jenë kundër nesh. Por, këta i vrisnim prapa shpine dhe përhapnim lajmin se i vrau armiku.
Ky është soji i Klosit dhe i shokëve të tij të ideologjisë. As mos ta pytesh sepse ky tregon vetë, fytyren e krimit..” (sic), ka shkruar Zemaj. /Telegrafi/


