Please enter at least 3 characters.

Zemaj para nisjes së seancës: VV-ja të hapë rrugë

2023/07/Armend-Zemaj-LDK-konference-foto-Ridvan-Slivova-2-e1689773542932.jpg

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Para mediave, Zemaj tha se nuk ka indikacione se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve.

Ai ka thënë se VV-ja duhet të hapë rrugë.

“Nuk kemi indickacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituim dhe krijimin e qeverisë së re. Kjo është e tepërt çka po ndodhë. Ata ose duhet të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi dhe mos të vazhdojnë me ngërçet”, ka theksuar Zemaj.

Seanca është planfikuar të fillojë në ora 11:00./Telegrafi/