Please enter at least 3 characters.

Zelensky papritmas shkarkon ambasadorin ukrainas në Britani

2023/07/44265cc3e11f664d6605563dea636870_1568189481_extra_large.jpeg

Një njoftim i papritur ka ardhur nga Ukraina, e cila po ballafaqohet tash e sa kohë me pushtimin e Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar Vadym Prystaiko si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.

Ende nuk është dhënë ndonjë arsye për shkarkimin e 53-vjeçarit, raporton skynews.

Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku i vitit 2020.

Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.

Kujtojmë se ambasadori kritikoi presidentin ukrainas në një intervistë në Sky News.

Ndryshe, dorëheqje ka dhënë edhe ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko. Ky i fundit thuhet se u largua pas një "keqkuptimi" mbi përdorimin e fondeve publike për projekte kulturore, ndërsa Kievi po përpiqet të largojë pushtuesit rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/