Zelensky: Kthimi i Krimesë nuk është aktualisht në agjendën e bisedimeve të paqes
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se çlirimi i Krimesë së pushtuar nga Rusia nuk është aktualisht në diskutim në negociata, megjithëse gadishulli mbetet një pjesë integrale e Ukrainës.
Këto komente presidenti ukrainas i bëri gjatë intervistës për Fox News, derisa prezantuesi pyeti nëse çështja e Krimesë është rikthyer në agjendë, transmeton Telegrafi.
"Është për të ardhur keq - jo. Apo jo ende. Do ta shohim, nuk e di. Toka është shumë e rëndësishme, është territori ynë, është historia jonë, ka të bëjë me shtëpitë tona. Por gjëja më e rëndësishme është të mos humbasim njerëz", shtoi ai.
Zelensky tha se gjatë takimit të tij të fundit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të dy diskutuan licencat për prodhimin e raketave interceptuese Patriot dhe "disa ide të tjera që mund të ndihmojnë".
Takimi midis udhëheqësve ukrainas dhe amerikanë u mbajt me dyer të mbyllura, pa përfaqësues të medias. Asnjëri president nuk bëri deklarata publike. Zelensky kaloi më shumë se një orë në Shtëpinë e Bardhë.
Më parë, Zelensky tha se prioritetet e tij kryesore gjatë vizitës ishin aftësitë për të luftuar raketat balistike dhe bashkëpunimi strategjik midis Ukrainës dhe SHBA-së. /Telegrafi/


