Please enter at least 3 characters.

Zelensky denoncon "të keqen që nuk njeh kufi" të Rusisë, pas sulmit ku mbetën të paktën 30 të vdekur në një stacion treni në Ukrainë

2022/04/AP22056776159289-e1649413448672.jpg
537:"In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy delivers his speech addressing the nation in Kyiv, Ukraine, Friday, Feb. 25, 2022. Russian troops bore down on Ukraine's capital Friday, with explosions and gunfire sounding in the city as the invasion of a democratic country fueled fears of wider war in Europe and triggered new international efforts — including direct sanctions on President Vladimir Putin — to make Moscow stop. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
2:"AP

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi të premten një "të keqe që nuk njeh kufi" nga Rusia pas sulmit me raketa në stacionin Kramatorsk në lindje të vendit, nga i cili janë evakuuar civilët.

"Pa forcën dhe guximin për t'u përballur me ne në fushën e betejës, ata (rusët) po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile. Është një e keqe që nuk njeh kufi. Dhe nëse nuk ndëshkohet, nuk do të ndalet kurrë", ka thënë Zelensky, duke denoncuar metodat "çnjerëzore" të forcave ruse, përcjell Telegrafi.

Reagimi i tij vjen pasi më shumë se 30 njerëz u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Ukrainën lindore, ndërsa civilët u përpoqën të evakuoheshin në pjesë më të sigurta të vendit, tha kompania shtetërore hekurudhore.

Sulmi ishte në stacionin e trenit të Kramatorsk, me pamje që tregonin trupa të shpërndarë nëpër tokë, të shtrirë mes bagazheve të braktisura.

Disa ishin futur tashmë në qese, ndërsa fotot e tjera tregonin tymin që dilte nga stacioni ndërsa zjarrfikësit punonin në vendngjarje.

“Dy raketa goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk. Njerëzit janë lënduar. Ne po sqarojmë detajet”, shkroi në rrjetet sociale Alexander Kamyshin, kreu i kompanisë hekurudhore të Ukrainës. /Telegrafi/