Zelensky arrin në Francë për samitin e Koalicionit të Gatshmëve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Paris për një takim me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe për të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Gatshmëve.
"Sot do të kemi një takim dypalësh, një takim midis ekipeve tona. Nesër do të kemi [samitin] e Koalicionit të Gatshmëve, rezultati i të cilit - nuk e di se në cilën ditë do të finalizohet - do të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën", u tha nga Parisi.
Macron tha se samiti i Koalicionit të Gatshmëve pritet të formalizojë marrëveshjet që u arritën kur shefat e shtabeve u takuan në Uashington.
"Ne evropianët jemi të gatshëm t'i ofrojmë garanci Ukrainës në ditën kur të nënshkruhet paqja", shtoi presidenti francez.
Udhëheqësit evropianë që marrin pjesë në një takim të Koalicionit të Gatshmëve në Paris sot, i cili do të bashkëkryesohet nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, do të zhvillojnë një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump pasi të përfundojnë diskutimet e tyre.
Presidenti lituanez Gitanas Nausëda i ka kërkuar Koalicionit të fillojë planifikimin konkret për vendosjen e mundshme të paqeruajtësve në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se pret përgjigje të qarta së shpejti mbi garancitë e sigurisë që Evropa mund t'i ofrojë Kievit. /Telegrafi/


