Please enter at least 3 characters.

Zëdhënësi i LSDM-së: Është arritur marrëveshje mes Zaevit dhe Kasamit (Video)

2018/11/Kostadin-Kostadinov-me-llogo.jpg

Zoran Zaev dhe Bilall Kasami kanë arritur marrëveshje për votat "pro" të dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për ndryshimet kushtetuese.

Këtë në konferencë për shtyp e konfirmoi zëdhënësi i LSDM-së, Konstadin Konstadinov, i cili tha se më vonë do të ketë edhe komunikata të përbashkëta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas marrëveshjes, kompromisi do të jetë në intervenimin e formulimit aktual të nënshtetësisë në dokumentet për shqiptarët e vendit.

Ndryshe, ditë më parë Zaev arriti marrëveshje edhe me Aleancën për Shqiptarët./Telegrafi/