Please enter at least 3 characters.

Zbulohet qendra e prostitucionit në Korçë

2017/02/prost-1.jpg

"Fiks Fare" dokumentoi me zë dhe figurë një tjetër rast prostitucioni, kësaj here në qytezën e Maliqit, në Korçë. Hoteli ndodhet në afërsi të rrugës nacionale, në vendin e quajtur kryqëzimi i Maliqit.

Pronari i këtij hoteli tregoi për "Fiksin" se kishte disa vajza që i shfrytëzon si prostituta. Gazetarët e "Fiksit" biseduan me të, të cilit i treguan se ishin "kontaktuar" nga një shtetas italian që kërkonte një çupë të mirë.

Ata i thanë se "klienti" ishte rreth 40 vjeç dhe kërkonte çupa të vogla. Pronari tha se më e vogla që kishte ishte 25-vjeçe dhe se pazarin duhet ta bëjnë vetë "italiani" dhe prostituta.

"Është 25 vjeçe, është shumë e mirë. Madje, ajo nuk rri këtu, rri lartë se nuk i ka qejf", tha pronari.

Në fund, gazetari i kërkoi atij që të shihte prostitutën. Pasi ia tregoi e pyeti nëse i pëlqente dhe nuk kërkoi lekë.

Biseda e gazetarit me punonjësin e lokalit dhe prostitutën është si më poshtë.

Fiksi: Turp është.Punonjësi i lokalit: S'është turp, është për qejf. Çfarë doni?Fiksi: Një italian më tha t'i gjej një çupë të mirë.Punonjësi i lokalit: Çfarë moshe ka ai? Kam lartë njërën.Fiksi: Ai është nja 40 e ca vjeç dhe i do të vogla në fakt.Punonjësi i lokalit: 25 vjeçe.Fiksi: 25 vjeçe.Punonjësi i lokalit: Kam një lartë, do ta sjell?Fiksi: Po më të vogla ka?Punonjësi i lokalit: S’ka.Fiksi: Pazari nuk është problem fare.Punonjësi i lokalit: Le ta bëjnë vetë.Fiksi: Nuk e kam problem për pazarin unë. Ai do të kënaqet?Punonjësi i lokalit: Po.Fiksi: Mirë, po nuk ka ndonjë kështu...Punonjësi i lokalit: Këto deri në orën tre e gjysmë, katër rrijnë këtu.Fiksi: E marr vesh, po ndonjë të vogël s'ka? Ai do ndonjë prej shkolle.Punonjësi i lokalit: Jo s'ka. Është më logjike ajo që them unë, është më logjike.Fiksi: Mua më vjen turp, po ça t’u bëj atyre. Ata kanë qejf se lekun e kanë.Punonjësi i lokalit: Kanë qejf, bravo. Pa merak, është 25-vjeçare, është shumë e mirë.Fiksi: Them ta shikoj njëherë, si mund ta shikoj?Punonjësi i lokalit: Ta nxjerr unë.Fiksi: Në rregull, mirë.Punonjësi i lokalit: Hajde.Fiksi: Si jeni?Prosituta: Ç'bëni, mirë?Punonjësi i lokalit: Të pëlqen?Fiksi: Nuk kam ç'të them, është e mirë fare. Nuk diskutohet, shumë e mirë.Prostituta: Mirupafshim.Punonjësi i lokalit: I thash unë, nuk dua lekë, ok?Fiksi: Mirë, nuk diskutohet (sic.). /Top Channel/