Please enter at least 3 characters.

Zbulohet një rast me diplomë fallco në MPB të Maqedonisë

2016/03/Oliver-Spasovski.jpg

Në ministrinë e punëve të brendshme (MPB) ka disa raste të kuadrove që kanë diploma të falsifikuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur pas intervistës për TV Nova të ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski, ku ai njoftoi për një rast konkret të një zv.shefi në MPB, të cilit i është zbuluar diploma fallco të shkollës së mesme.

Sipas informatave shtesë, bëhet fjalë për personin S. M nga Shkupi, i cili është i punësuar në njësinë speciale ''Alfa''./Telegrafi/