Zbulohet lista me dhjetë sulmuesit më të mirë në futbollin botëror
Robert Lewandowski është emëruar si sulmuesi më i mirë në futbollin botëror pas një viti të bujshëm me Bayern Munichun.
Reprezentuesi polak ndihmoi që ekipi i tij të fitojë titullin e Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, duke shënuar 55 gola në të gjitha garat.
Ai ka shënuar pesë gola në tre ndeshje këtë sezon dhe kjo formë e tij e lartë nuk ka mbetur pa u vlerësuar.
Faqja e njohur sportive FourFourTwo e ka zgjedhur Lewan si sulmuesin më të mirë për momentin në botë.
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është pas tij në vendin e dytë, ndërsa podiumi plotësohet me super yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Në listë nuk mungojnë as emra tjerë të yjesh si Sergio Aguero, Romelu Lukaku dhe Luis Suarez.
Më poshtë e keni listën e dhjetë sulmuesve më të mirë:


