Please enter at least 3 characters.

Zbulohen fanellat e Kosovës për ndeshjen kundër Islandës (Foto)

2017/03/Perfaqesuesja-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-44.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kosova do të ballafaqohet sonte me Islandën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Tashmë po mbushet mozaiku sa i përket disa detajeve të takimit që do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës.

Janë bërë të ditura edhe fanellat që do të vesh përfaqësuesja jonë kundër islandezëve, transmeton Telegrafi.

Fanellat e kaltra do t’i veshin lojtarët tonë ndërsa portieri do të ketë në dispozicion të zezat.

Kështu ka zbuluar përmes rrjeteve sociale menaxheri i përfaqësueses sonë Bajram Shala.

Ndryshe, takimi do të filloj në ora 20:45 dhe në shkallët e stadiumit pritet të jetë një numër i madh i shikuesve. /Telegrafi/