Zbulohen dy klubet favorite për të siguruar shërbimet e De Bruynes
13/12/2024
Dy ekipet favorite për të siguruar shërbimet e Kevin De Bruynes tashmë janë zbuluar para skadimit të kontratës së tij me Manchester Cityn. Kontrata e De Bruynes në ‘Etihad Stadium’ do të skadojë në verën e 2025, atëherë kur ai do të jetë 34-vjeçar dhe do të kompletojë një dekadë me fanellën e kampionit në fuqi të Ligës Premier.Ai ka pasur vështirësi për të qenë në gjendje të mirë fizike dhe ka luajtur me dhimbje gjatë kohëve të fundit, gjë që ka detyruar klubin të marrë një vendim për të ardhmen e tij afatgjatë.Mesfushori belg është lidhur me një kalim në Superligën e Arabisë, por edhe MLS është cilësuar si një destinacion atraktiv për njërin nga lojtarët më të mirë në histori të Ligës Premier.


