Please enter at least 3 characters.

Zbardhët lista e përfaqësueses U-21

2016/01/zbardh-euml-t-lista-e-p-euml-rfaq-euml-sueses-u-21_hd.jpg

Kryetrajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-21 në konkurrencën e meshkujve, Verim Zherka në bashkëpunim me Përzgjedhësin e Përfaqësueseve të Kosovës, Alfred Llazari, të martën ka bërë të ditur listën e gjerë prej 28 lojtarëve te cilët do t’i paraqiten Federatës Evropiane të Hendbollit për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2015 që organizohet në muajin gusht 2015 në Brazil.

Përfaqësuesja e Kosovës U-21, paraprakisht nga data 14 dhjetor fillon grumbullimin e radhës që do të mbahet në Gjakovë.

La lista e hendbollistëve të ftuar: Portier: Haris Berisha (KH Besa Famiglia), Armir Agushi (KH Zhegra) Mursel Mehemti (KH Kastrioti). Alo te majta: Oltion Beshiri (KH Prishtina), Qëndrim Ibrahimi (KH Kastrioti), Art Gutiqi (KH Besa Famiglia). Fundor i majtë: Adrian Salihu (Norvegji), Edon Shkodra (KH Drita), Ahmet Emini (KH Zhegra), Besart Qorri (KH Drenica). Fundor qendrorë: Egzon Gjuka (KH Prishtina), Rinor Selmani (KH Drita), Alban Haziri (KH Zhegra), Drilon Haxhimusa (KH Kastrioti). Lojtarë të vijës: Rron Ramadani (KH Kastrioti), Veton Broqi (KH Besa Famiglia). Fundorë të djathtë: Endrit Abdullahu (Rimbo, Suedi), Shkëlzen Fusha (KH Llapi), Shkodran Shaqiri (KH Zhegra). Alo të djathta: Endrit Tolaj (Austri), Drilon Tahirukaj (Besa Famiglia), Shqipërim Limani (KH Kastrioti.)

Te gjithë lojtarët në afat prej 48 orëve nga publikimi i emërores, duhet t’i dërgojnë fotokopjet e pasaportave, në të kundërtën do te humbin vendin në Përfaqësuese.

Hendbollistët e ftuar duhet të paraqiten më 14 dhjetor për të nisur stërvitjet që do të zgjasin 14 ditë. /KP/Telegrafi/