Zaniolo konfirmon lëndimin e rëndë, premton se do të kthehet shpejt
282:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - SEPTEMBER 07: Nicolo Zaniolo of Italy reacts after injuring his leg during the UEFA Nations League group stage match between Netherlands and Italy at Johan Cruijff Arena on September 7, 2020 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
08/09/2020
Futbollisti ofensiv i Romës, Nicolo Zaniolo, e ka konfirmuar këputjen e ligamentit ndërlidhës të përparmë (ACL) të gjurit të këmbës së majtë.
Italiani i ka falënderuar tifozët për mesazhet dhe mbështetjen, si dhe u ka premtuar se do të kthehet së shpejti.
Zaniolo do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të mërkurën, ndërkohë që po kalon një tjetër makth lëndimi dhe kjo është hera e dytë që pëson rupturë të ligamentit të gjuri, këtë herë në këmbën e majtë.
“Për shumë njerëz që më pyesin si jam, këtë mëngjes i kam bërë testet që treguan këputjen e ligamentin kryesor në gjurin e majtë”.
“I falënderoj të gjithë, tifozët e Romës dhe të tjerët për mbështetjen... Do të kthehem së shpejti!”, ka shkruar 21-vjeçari në Instagram. /Telegrafi/


