Please enter at least 3 characters.

Zaev: Më 12 prill mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme

2019/07/Zoran-Zaev-llogo-e1564059793894.jpg

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve foli për pjesën e parë të takimit ku të gjithë liderë në mënyrë unanime kanë vendosur se Maqedonia s'ka rrugë tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE.

Kryeministri Zaev tha se zgjedhjet e parakohshme kuvendare do të mbahen më 12 prill ndërsa Qeveri teknike do të ketë nga fillimi i marsit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev foli edhe për modelin e ri zgjedhor duke u deklaruar për një njësi zgjedhore.

"Unë mbështes një njësi zgjedhore, mbetet të diskutojmë me partitë tjera", tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/