Zaev: Mandati për formim të qeverisë duhet t'i jepet koalicionit me 61 deputetë
160:"Leader of Macedonian opposition party SDSM Zoran Zaev speaks during a press conference at party headquarters in Skopje April 27, 2014. REUTERS/Ognen Teofilovski
17:"OGNEN TEOFILOVSKI
20/12/2016
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, pret që presidenti Gjorge Ivanov, mandatin për formim të qeverisë t'ia jep kryetarit të partisë i cili do të sigurojë shumicë prej 61 deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Neni 90, i Kushtetutës së Maqedonisë është i qartë. Ai thotë se presidenti i RM, i'a jep mandatin atij presidenti të partisë politike ose koalicionit të cilët do të tregojnë se kanë shumicë në Parlament. Kjo do të thotë minimum 61 deputetë", tha Zaevi.
Ndërsa në pyetjen se çfarë pret nga Gjykata Administrative, pas ankesave të dorëzuara nga partia e tij, ai tha se nuk ka as pritje pozitive as negative./Telegrafi/


