Please enter at least 3 characters.

Zabaleta: Guardiola do të qëndrojë te City për të fituar më shumë trofe

2019/04/PepGuardiola-1-e1556279963923.jpg
266:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 24: Josep Guardiola, Manager of Manchester City reacts during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on April 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola do të vazhdojë ta drejtojë Manchester Cityn, përkundër spekulimeve për të ardhmen e tij. Kështu thotë Pablo Zabaleta.

Trajneri spanjoll është përmendur si zëvendësues i Massimiliano Allegrit te Juventusi, mirëpo ai i kishte mohuar këto thashetheme në muajin e kaluar.

48-vjeçari është në Etihad Stadium që nga viti 2016 dhe ka arritur t’i fitojë tre trofetë e rëndësishme, ndërkohë që është sërish në garë për titullin e Ligës Premier dhe luan në finale të FA Cup kundër Watfordit.

Pep Guardiola (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ish-lojtari i Cityt, Zabaleta, ka folur për The Offside Rule Exclusives, ku ka thënë që Guardiola do ta vazhdojë qëndrimin në Etihad për shumë vite.

“Jam i sigurt se do të qëndrojë te Manchester City, do të vazhdojë ta përmirësojë skuadrën dhe do të vazhdojë të fitojë trofe”, ka thënë 34-vjeçari, i cili luan te West Ham Unitedi. /Telegrafi/