Please enter at least 3 characters.

Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci aplikojnë zyrtarisht për Ligën e Kampionëve

2019/06/59741839_317948865548766_4612169949572497408_n_isjrf_lfdnu.jpg

Kampioni i Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina dhe nën kampioni Rahoveci edhe zyrtarisht kanë aplikuar për të garuar në BasketballChampionsLeague.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë përgjigje nga zyrtarët e Basketball Champions League se, Bordi i kësaj lige do të vendos për listën përfundimtare të ekipeve që do të paraqiten deri në fund të javës së ardhshme.

Prishtina në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, DonarGroninen, kurse për Rahovecin nëse konfirmohet pjesëmarrja do të jetë hera e parë.

‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin nënkampionë të Kosovës dhe finalist të Kupës. /Telegrafi/