Please enter at least 3 characters.

YouTube me opsionin e përshpejtimit automatik të pjesëve të mërzitshme të videove

YouTube ka vendosur të prezantojë një veçori të re që synon ta bëjë më të lehtë shikimin e videove për përdoruesit, veçanërisht për ata me vështirësi përqendrimi si ADHD.

Funksioni i ri do të identifikojë automatikisht pjesë të gjata hyrëse, pauzat dhe segmentet “mbushëse” në podkaste dhe video me përmbajtje bisedore, dhe më pas do t’i përshpejtojë ato pa ndërhyrjen e përdoruesit.

Në praktikë, kjo do të thotë se platforma do të “kuptojë” kur një video bëhet e ngadaltë ose pak interesante dhe do ta përshpejtojë automatikisht atë pjesë, duke kursyer kohën e shikuesit.

Për momentin, kjo veçori është e disponueshme vetëm në pajisjet me sistem Android dhe funksionon vetëm për përmbajtje në gjuhën angleze.

Kompania ka bërë të ditur se mbështetja për iPhone dhe gjuhë të tjera pritet të vijë në një fazë të mëvonshme.

Ky hap shihet si një përpjekje për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për ta bërë konsumimin e përmbajtjes më efikas, sidomos për videot e gjata si podkastet dhe intervistat. /Telegrafi/