Please enter at least 3 characters.

Young Zerka dhe Argjentina Ramosaj vijnë me këngën e re "Pishman"

2020/07/argj2.jpg

Këngëtarët Young Zerka dhe Argjentina Ramosaj kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Pishman” titullohet kënga e tyre e re, e cila i sjell për herë të parë dyshen në bashkëpunim.

Kënga është ritmike dhe RnB, dhe është punuar nga producenti Cekic Beatz.

Ndërkohë vargjet e tekstit i janë besuar kantautores Filloreta Raçi – Fifi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Shqipëri.

Argjentina vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe joshëse, teksa mjaft me stil duket edhe Young Zerka në këtë klip.

Videoja muzikore i është besuar produksionit Pro Video. /Telegrafi/