Please enter at least 3 characters.

Yllka uron vitin e ri 2018 me një imazh romantik duke u puthur me bashkëshortin (Foto)

2018/01/yllkakuqi_2_1_2018_16_41_34_495-e1514907758376.jpg

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, e ka përmbyllur edhe një tjetër vit të suksesshëm në karrierën e saj.

Viti 2017 i solli asaj shumë këngë e hite ,pjesëmarrje nëpër koncerte të ndryshme, gjersa gjatë fundvitit nuk mungoi edhe me paraqitjet e saj nëpër programet e Vitit të Ri.

E njëjta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave publikon fotografi të ndryshme nga paraqitjet e saj skenike.

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja Kuqi preferon të ndajë me fansat edhe ndonjë imazh nga jeta e saj emotive.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet mjaft romantike teksa puth bashkëshortin e saj, muzikantin Astrit Pallaska.

"2018" kishte shkruar Yllka në mbishkrimin e videos, me çka ka lënë të kuptohet se ka dashur t'iu urojë të gjithëve Vitin e Ri me një video më ndryshe se herët tjera, ku shfaqet mjaft romantike, duke transmetuar vetëm dashuri. /Telegrafi/