Ylli i Argjentinës zbulon prapaskenat: Konsiderova pensionimin pasi këputa ligamentin
Mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez, përjetoi një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij, pasi realizoi golin e parë në Kampionatin Botëror në fitoren dramatike 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër.
Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit jo vetëm që gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë në një Botëror, por ishte edhe autor i asistimit për golin e parë të Lionel Messit në këtë takim.
Për 28-vjeçarin, ky ishte një moment edhe më i veçantë duke marrë parasysh periudhën e vështirë që kaloi në vitet e fundit për shkak të lëndimeve të shumta, të cilat e kishin bërë të mendonte madje edhe për pensionimin nga futbolli.
“Kur mendoj për gjithçka që kam kaluar për shkak të lëndimit tim, më vjen të qaj. Konsideroja pensionimin sepse nuk doja të kisha dhimbje”.
“Ende nuk mund ta besoj se ku ndodhem sot. Nëse vajza ime nuk do të kishte lindur pikërisht në momentin kur unë pësova atë lëndim, nuk e di nëse do të isha këtu sot duke luajtur futboll”.
“Dhe tani kam shkuar dhe kam shënuar një gol në Kampionatin Botëror”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Argjentina në raundin e 16-të do të përballet me Egjiptin./Telegrafi/


