Yll brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj – Mohamed Salah tregon talentin e tij edhe në vallëzim gjatë martesës së vëllait të tij
10/11/2020
Egypt Today ka shpërndarë një video kur ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah shihet duke vallëzuar gjatë martesës së vëllait të tij.
Dita më e madhe në jetë për Nasr Salah ka rënë pikërisht kur klubet janë në pushime, shkaku i ndeshjeve që zhvillojnë kombëtaret në muajin nëntor dhe e gjitha familja e Mohamed janë mbledhur në Egjipt.
Një video 17 sekondëshe është publikuar nga mediumi egjiptian, aty ku shihet anëtari i The Reds duke vallëzuar.
E gjithë ceremonia ndodhi para se Egjipti të përballet me Togon në Kupën e Afrikës, ndërsa Salah shihet duke u argëtuar.
Tifozët e Liverpoolit tashmë janë në dijeni për talentin që lojtari i skuadrës së tyre ka në futboll, por ndoshta jo edhe si një vallëzues mjaftë i talentuar. /Telegrafi/


