Please enter at least 3 characters.

YJET

2019/06/Adunis.jpg

Poezi nga: Adunis (Ali Ahmad Said Esber)Përktheu: Faslli Haliti

Eci dhe prapa meje ecin yjet
drejt së nesërmes yjeore
enigma, vdekja, ajo që lulëzon
dhe mundimi ezauron,
hapat bëjnë gjak me gjakun tim
janë shteg i panisur ende
nuk ka asnjë fushë për të parë -
rrugë drejt vetes sime
ajo që do të vijë tek unë
eci dhe prapa meje ecin yjet.