Please enter at least 3 characters.

Ya Nina dhe Don Phenom publikojnë këngën e re "Me def"

2023/07/Screenshot_4-55.png

Ya Nina dhe Don Phenom kanë publikuar në mesnatë (e premte) projektin e ri muzikor.

“Me def” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në videoklip, e cila aktualisht ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Cricket, Alien, Elinel dhe Don Phenom me masterizim nga Lorenc Aliaj.

Producimi po ashtu u bë nga Donat Prelvukaj, siç tashmë njihet me emrin artistik - Cricket.

Foto: Screenshot/YouTube

Vija melodike e këtij projekti është realizuar nga Yanina, Sardi dhe Don Phenom.

Kënga tani ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Cricket Music. /Telegrafi/