Xhoxhaj, më i miri në Sarajevë
Sot në orët e mëngjesit ekspedita e kombëtares së Kosovës u kthye nga turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviç-Talijan” në boks, që u mbajt në Sarajevë.
Kosova në këtë turne ndërkombëtar u përfaqësua me katër boksierë, si: Alban Qeriqi (64 kg), Arian Gashi (69 kg), Armend Xhoxhaj (81 kg) dhe Pirro Quni (91 kg) dhe përzgjedhësi Xhevdet Peci, si dhe gjyqtari i boksit ndërkombëtar Latif Demolli. Boksierët tanë fituan katër medalje, një të artë e tri të argjendta.
Xhoxhaj u stolis me të artën, ndërsa të tjerët me të argjendtën. Në gjysmëfinale Alban Qeriqi e gjunjëzoi boksierin nga Sllovakia, Kristian Nguyen.
Në finale humbi me rezultat të ngushtë nga boksieri boshnjak, Adem Fetahoviç. Arian Gashi në gjysmëfinale e mposhti boksierin nga Kroacia, Durim Praca. Ai edhe pse lëndoi dorën, këtë meç e fitoi bindshëm. /Telegrafi/


