Please enter at least 3 characters.

Xhensila Myrtezaj uron ditëlindjen e vajzës: E solle diellin e ditëve tona

2020/07/xhensilamyrtezaj_108145459_174849687407010_3155409099429495096_n-e1594548529339.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë para dy vitesh, deri më tani nuk e kanë zbuluar fytyrën e saj.

Ndërsa gjatë ditës së sotme (e diel), përmes një postimi në rrjetin social Instagram, vajza e saj feston ditëlindjen e dytë.

Bukuroshja brune nuk e ka lënë pa dedikuar fjalë të ëmbla për të bijën, ndërsa ka ndarë edhe një video të ëmbël.

“12.07.2018, 11:50, orë e bekuar, solle diellin e ditëve tona”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Ndërsa po feston ditëlindjen e saj, hiti i saj i fundit “Panorama” në bashkëpunim me Ardian Bujupi, është duke u dëgjuar në masë të madhe në platformën YouTube. /Telegrafi/