Xhamat e errët të veturave, Policia në Ferizaj dënon drejtuesit e automjeteve
Gjatë 24 orëve të fundit policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 234 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, ndërsa ka hequr katër patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Në njoftimin e Policisë bëhen të ditura disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
Tejkalim i shpejtësisë, 70 gjobaPërdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 13 gjobaKundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve, 13 gjoba, ndërsa janë konfiskuar 7 motoçikletaXhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 10 gjobaDrejtimi i mjetit pa patentë shofer, 6 gjobaMos përdorimi i rripit të sigurisë, 6 gjobaTejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 3 gjobaDrejtimi nën ndikimin e alkoolit , 1 gjobëTë tjera, 112 gjoba
Ndërsa janë raportuar 4 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:
me dëme materiale, 3me lëndime, 1
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


