Xhaka më i ashpëri në Evropë
01/12/2015
Mesfushori shqiptar ka kryer më shumë ndërhyrje të ndëshkueshme, se çdo futbollist tjetër në ligat kryesore të Evropës sipas gazeta zvicerane ‘Blick’.
Kapiteni i Borussia Monchengladbach ka shkaktuar 38 faulle në 12 ndeshje që është aktivizuar në Bundesligën 1 në Gjermani.
Për ashpërsinë e tij në lojë ai është ndëshkuar dy herë më karton të kuq këtë sezon.
Mesatarja e ndërhyrjeve të ndëshkueshme të Granit Xhakës janë 3.2 për takim. /Telegrafi/


