Please enter at least 3 characters.

Xhaka drejt Arsenalit

Mesfushori prishtinas ishte një ndër lojtarët më të dalluar në stinorin vjeshtor te Gladbachut, duke bërë paraqitje fantastike në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Londinezët janë në kërkim të një mesfushori qendror, pas lëndimit të Francis Coquelinit, dhe Xhaka po shihet si zëvendësues ideal për francezin.

Përveç ‘Gunners’ interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Liverpool dhe Atletico Madrid. Kontrata e Xhakës me Borussia Monchengladbachun skadon në vitin 2019.