Please enter at least 3 characters.

Xhaferi takon Papa Francis: Dy vendet tona kanë lidhje historike përmes Nënë Terezës dhe apostujve Kirili dhe Metodi

2023/05/347445264_1920541101647969_1680996161743633478_n.jpg

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë vizitës së tij në Romë ka takuar Papa Francis.

Xhaferi thotë se dy vendet i lidhin personalitetet si Nënë Tereza dhe vëllezërit Kirili dhe Metodi.

“Në Audiencën te Papa Francisk ia urova 10 – vjetorin e Pontifikatit dhe i urova jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe kryerje të suksesshme të detyrës së shenjtë. Dy vendet tona kanë lidhje historike të pandashme përmes personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët – shkupjanja dhe shqiptarja jonë Nënë Tereza dhe apostujt e shenjtë Kirili dhe Metodi”, shkruan Xhaferi.