Please enter at least 3 characters.

Xabi Alonso: Do doja të luaja nën urdhrat e Kloppit

2019/04/alonso-klopp-e1555778896727.jpg

Legjenda e Liverpoolit, Xabi Alonso pranon se ai do të dëshironte të luajë për Jurgen Kloppin.

37-vjeçari luajti 143 herë për klubin e madhe anglez, duke fituar një Ligë të Kampioneve, Kupën FA, Superkupën UEFA dhe Community Shield.

Spanjolli Rafael Benitez ishte menaxher i tij në Anfield, por Alonso e pranon se do të kishte shijuar me dëshirë edhe efektin e urdhrave të Kloppit.

"Kam luajtur shumë herë kundër tij, por unë do të doja të isha trajnuar prej tij", ka thënë fillimisht Alonso.

"Por, jam shumë i lumtur që ai është në Liverpool. Ai është trajner i madh dhe duket shumë i pasionuar, sepse ai është shumë i afërt me lojtarët"

"Ai gjithashtu është një njohës i mirë i lojës", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/