Please enter at least 3 characters.

X pezullon shkurtimisht llogarinë e të vesë së Alexei Navalny, nga rrjeti social thanë se ishte një gabim në sistem

2024/02/1-249.jpg
331:"Yulia Navalnaya, wife of late Russian opposition leader Alexei Navalny, attends the Munich Security Conference (MSC), on the day it was announced that Alexei Navalny is dead, by the prison service of the Yamalo-Nenets region where he had been serving his sentence, in Munich, Germany February 16, 2024. REUTERS/Kai Pfaffenbach/Pool
7:"REUTERS

Llogaria e Yulia Navalnaya në X - dikur Twitter, u pezullua shkurtimisht një ditë pasi ajo përdori platformën për t'u zotuar se do të vazhdojë fushatën e burrit të saj.

Siç raporton BBC, të hënën, ajo postoi një video duke premtuar se do të lufton për një "Rusi të lirë", disa ditë pasi u konfirmua vdekja e Alexei Navalny në një burg rus.

Të martën pasdite, llogaria e saj për pak kohë nuk ishte e qasshme për përdoruesit. Në një deklaratë, X tha se ishte bllokuar "gabimisht" për shkak të një "gabimi" të sistemit, transmeton Telegrafi.

Një postim në llogarinë zyrtare të sigurisë së faqes shkruante: "Mekanizmi mbrojtës i platformës sonë kundër manipulimit dhe postës së padëshiruar gabimisht shënoi @yulia_navalnaya si shkelje të rregullave tona”.

"Ne e futëm sërish në funksion llogarinë sapo u informuam për gabimin dhe do të përditësojmë mbrojtjen", u tha ndwr tjera.

Navalnaya, e cila përgjithësisht mbajti një profil të ulët gjatë fushatës së bashkëshortit të saj të ndjerë, krijoi një llogari në X të hënën.

Në një video-mesazh të postuar të njëjtën ditë, Navalnaya akuzoi autoritetet ruse se prisnin që gjurmët e agjentit nervor vdekjeprurës Novichok të zhdukeshin nga trupi i burrit të saj, përpara se t'ia jepnin familjes së tij. Kremlini tha se akuza ishte e pabazë dhe një hetim për vdekjen e tij po vazhdon.

Llogaria e saj ka mbledhur më shumë se 100,000 ndjekës që kur u krijua. Sipas udhëzimeve të X, llogaritë mund të pezullohen për postim abuzive, ose nëse siguria e një llogarie është në rrezik. /Telegrafi/