Please enter at least 3 characters.

Witsel zëvendësues i Pogbas te Juve

2016/07/540047052-e1466003395610-800x445.jpg

"Është koha për Witsel", me këtë titull Tuttosport e hap faqen e saj të parë kur flet për tregun e transferimeve të Juventusit.

Zonja e Vjetër nuk është duke menduar vetëm për transferimin e Gonzalo Higuain, por edhe për një zëvendësim të mundshëm të Paul Pogbas.

Belgu i Zenit duket se është zgjedhja e parë për të zëvendësuar francezin, por nuk do ta ketë lehtë pasi për atë ka shfaqur interesim edhe Evertoni, Chelsea e Interi.

Gjithsesi në rast të shitjes së Pogbas, kampioni italian do të ketë fonde të mjaftueshme për të bindur lojtarin dhe klubin rus për një transferim në Torino.

Vlera e Witsel është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/