Please enter at least 3 characters.

Wilder i dërgon mesazh Furyt: Do t'i shkaktoj dëmtime serioze

2019/11/DeontayWilderOrtizvegas.jpg
280:"LAS VEGAS, NEVADA - NOVEMBER 23: Deontay Wilder looks into the crowd as he celebrates his seventh-round knockout victory over Luis Ortiz to retain his WBC heavyweight title at MGM Grand Garden Arena on November 23, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Menjëherë pas triumfit ndaj Luis Ortiz, Deontay Wilder konfirmoi se në fillim të vitit të ardhshëm do ta zhvillojë rimeçin edhe ndaj Tyson Furyt.

Kampioni i WBC-së e mbrojti titullin e tij me një nokaut në raundin e shtatë, ndërsa boksieri i vetëm që ka dalë nga ringu i pamposhtur nga amerikani është mbetet 'Gypsy King', me të cilin barazuan në mënyrë kundërthënëse në dhjetorin e kaluar.

Dhe pas fitores ndaj Ortizit në Las Vegas, Deontay në stilin e tij u zotua se do t'i shkaktojë dëmtime serioze kundërshtarit të radhës, me të cilin pritet të ndeshet në muajin shkurt.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

"Tashmë i kam dhënë tronditje. Planifikoj t'i shkaktoj dëmtime akoma më të mëdha", ka deklaruar Wilder për rimeçin ndaj britanikut.

"Ata (ekipi i Furyt) nuk e duan këtë duel. Ose do ta kishin tërhequr rimeçin... Ata e dinë se unë jam shumë i rrezikshëm me dorën e djathtë. Ai e ka thënë këtë miliona herë. Dhe do ta ndiejë sërish, por në një mënyrë më të keqe, në shkurt. Mezi po pres", ka shtuar kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/