Please enter at least 3 characters.

Whyte: As promovuesi im nuk besonte te fitorja

2019/07/DillianOScar-1.jpg
276:"LONDON, ENGLAND - JULY 20: Dillian Whyte punches Oscar Rivas during the WBC Interim Title and Final Eliminator for WBC World Heavyweight Title fight between Dillian Whyte and Oscar Rivas at The O2 Arena on July 20, 2019 in London, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Dillian Whyte thotë se ia ka dëshmuar të kundërtën promovuesit të tij, Eddie Hearn, kur e mposhti Oscar Rivasin, për t'u bërë sfidues i obligueshëm për titullin e WBC-së që mbahet nga Deontay Wilder.

Boksieri britanik u rrëzua në raundin e nëntë, mirëpo u ngrit për të fituar në fund me vendim anonim të gjyqtarëve (115-112, 115-112 dhe 116-111) në duelin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës.

Dillian Whyte u rrëzua në raundin e nëntë, por u ngrit sërish për të fituar (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

"Gjithmonë presin që unë të humb, madje edhe promovuesi im (Eddie Hearn) më tha se Rivas do të më mposhtte. Kështu, si zakonisht, dola dhe ia dëshmova atij dhe gjithë të tjerëve të kundërtën".

"Kam mposhtur kampionë bote, ish-kampionë bote dhe yje në ngritje të pamposhtur të këtij divizioni. E gjitha ndodh, sepse unë i mpreh mjetet e mia për këto duele të mëdha", ka thënë Whyte.

Britaniku ia shkaktoi humbjen e parë kolumbianit Rivas pas 27 përballjesh, ndërsa ky ishte meçi më fizik ndonjëherë për 31-vjeçarin Whyte. /Telegrafi/