Please enter at least 3 characters.

Werner drejt rikthimit në Bundesliga, Bayern dhe Dortmund në kërkim të tij

2021/12/newFile.jpg

Timo Werner vazhdon të mos bind te Chelsea edhe në këtë edicion.

Sulmuesi gjerman nuk po gjen vazhdimësinë e formës dhe durimi i londinezëve ka humbur.

Chelsea po mendon që ta shes gjermanin qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk mund ta presin më shpërthimin e tij.

25-vjeçari është i destinuar për tu rikthyer në vendlindje, pasi dy skuadrat më të mëdha gjermane, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e duan atë.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e gjermanit për t’u ribashkuar me të.

Por fuqishëm në garë për lojtarin mbetet edhe Borussia Dortmund që e shohin Wernerin si zëvendësuesin adekuat të Erling Haaland që pritet të largohet.

Chelsea nuk do ta ndalojë largimin e lojtarit, por për ta bërë një gjë të tillë synon të fitojë rreth 45 milionë euro.

Werner këtë edicion në 12 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tre gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/