Please enter at least 3 characters.

Wenger ka kontratë me PSG-në?

2016/01/f.0430115044182_m.jpg

Për më tepër, francezi raportohet se synon të sjellë te skuadra parisiene yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Daily Telegraph raporton se edhe pse drejtuesit e klubit francez kanë dashur ta angazhojnë Wenger verën e ardhshme, kur të skadojë kontrata e tij me Arsenalin, ata së fundi janë duke u përpjekur ta sjellin atë qysh këtë verë, me Carlo Ancelottin që pritet të largohet drejt Real Madridit.

Veç Wengerit, The Sun shkruan se PSG ka bërë një ofertë në vlerën e 80 milionë funteve për superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, për portugezin i interesuar vazhdon të jetë edhe ish-klubi i tij, Manchester United, që është në gjendje të ofrojë 65 milionë funte dhe një lojtar, sipas gjasave Nanin, për të rikthyer Ronaldon në Old Trafford. /Telegrafi/