Wenger e bën të qartë se e kërkon Benzeman
26/05/2014
Sulmuesi i Real Madridit pritet të largohet nga Stamford Bridge gjatë afatit të ardhshëm kalimtar dhe Topçinjtë janë të interesuar që ta kenë në skuadër.
“Ai mund ta luajë lojën e tij të fundit për Madridin sot”, deklaroi Wenger para finales së Ligës së Kampionëve.
Më pas ai tha: “Jam i sigurt se një ditë do të luajë në Ligën Premier”.
Strategu francez ka raporte të mira me hierarkinë e Los Blancos dhe këtë e dëshmoi me transferimin e Mesut Ozil në verën e kaluar. /Telegrafi/


