Please enter at least 3 characters.

Wenger: Do të blejmë një mbrojtës

2016/01/wenger-do-t-euml-blejm-euml-nj-euml-mbrojt-euml-s_hd.jpg

Kanë mbetur edhe pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, ku Wenger thotë se do të ishte rrezik i madh për ekipin e tij që të mos blihej ndonjë mbrojtës.

“E kemi humbur tani Debuchyn, i cili zakonihst luan në qendër të mbrojtjes, Monrealin i cili po ashtu mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe Gibbs po ashtu është jasht. Natyrisht se nëse do të kemi edhe një-dy lëndim atëherë do të kemi probleme”.

“Eshtë shumë rrezik. Duhet të blejmë një lojtar në atë pozitë, sidomos një qendër mbrojtjes që do të na duhet. Eshtë një treg i kufizuar dhe ka kohë që po punoj për të gjetur një mbrojtës kualitativ. Nuk ka treg të mirë s'ka lojtarë të mirë. Nuk është supermarket kjo ku mund të blesh kur të duash ndonjë gjë”, u shpreh Wenger.