Please enter at least 3 characters.

Watson dhuron një milion funte për luftën kundër keqtrajtimeve seksuale

2018/02/EmmaWatson-3-e1518975879801.jpg
174:"PARIS, FRANCE - JUNE 22: Emma Watson attends "The Circle" Paris Photocall at Hotel Le Bristol on June 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Emma Watson ka dhuruar një milion funte (1.13 milion euro) për një fushatë të re që iu dedikohet njerëzve të prekur nga keqtrajtimet seksuale.

Donacioni i saj ishte ndikuar nga një letër e hapur, të cilën e kanë nënshkruar rreth 200 artistë britanikë dhe irlandezë, të cilët kanë kërkuar që të ndërpriten shqetësimet seksuale në punë.

(Foto: Getty Images)

Emma Thompson, Keira Knightley dhe Emma Watson, janë vetëm disa prej yjeve që e kanë nënshkruar këtë letër, bënë të ditur The Observer.

Femrat pjesëmarrëse në ceremoninë e BAFTA-s kanë vendosur që të vishen me të zeza gjatë parakalimit në tepihun e kuq në shenjë solidarizimi me lëvizjen e Hollywoodit, "Time’s Up", që është nisur pikërisht kundër keqtrajtimeve seksuale.

Kujtojmë që në vitin e kaluar shpërtheu skandali i abuzimeve seksuale në botën e filmit. Shumë aktore të njohura i akuzuan producentët, filmbërësit dhe kolegët e tyre, për keqtrajtim seksual.

(Foto: Getty Images)

Disa prej tyre madje kanë pohuar se janë përdhunuar nga personat e fuqishëm në Hollywood dhe tashmë kanë ngritur edhe padi gjyqësore.

Watson u bë e njohur për rolin e Hermione Granger në filmat "Harry Potter". /Telegrafi/