Walcott mungon në Botëror
16/01/2014
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Arsenalit, i cili megjithatë është i kënaqur me operacionin dhe shpreson se Walcott do të rikthehet në formë “afat-gjate” për sezonin e ardhshëm.
“[Ndërhyrja kirurgjike në Theo Walcott] shkoi shumë mirë. Dëmtimi ishte vërtet i theksuar në gju, andaj ai do të duhet të pushojë. Prandaj le të mos shpresojmë se ai do të shkojë në Kupën Botërore – kjo nuk është e mundshme”.
“Por, në përgjithësi e ardhmja e tij afat-gjate është shumë pozitive. Qëllimi është të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/


