Please enter at least 3 characters.

Vuçiqi i provokoi, Kurti e Bislimi reaguan ashpër kur në takim u paraqit Ekipi Menaxhues serb për Asociacionin

2023/05/bruksel-e1683057348871.jpg
725:"epa10604640 (L-R) President of Serbia Aleksandar Vucic, EU Special Representative Miroslav Lajcak, EU High Representative/Vice President Josep Borrell and Prime Minister of Kosovo Albin Kurti convene a High-level meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue in the European external Action Service building in Brussels, Belgium, 02 May 2023.The meeting will focus on the implementation of the Agreement on the path to normalization between Kosovo and Serbia. The Parties are expected to endorse the Declaration on Missing Persons as a first agenda item, to be followed by the presentation of a discussion on the first draft statute of the Association/Community of Serb majority Municipalities in Kosovo. EPA-EFE/OLIVIER MATTHYS
7:"EPA-EFE

Shefja e Ekipit Menaxhues për Asociacionin, Danijela Vujiçiq, u tha gazetarëve në Bruksel se në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po mbahet nën ndërmjetësimin e BE-së, ka prezantuar Draft Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Siç ka theksuar ajo, prezantimi ka qenë i pakëndshëm për shkak se delegacioni i Kosovës i ka “hedhur” fjalë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq po takohen sonte në Bruksel, në kuadër të raundit të ri të dialogut nën patronazhin e BE-së.

Në fillim të takimit të sotëm u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur dhe më pas u prezantua Drafti i parë i Statutit të Asociacionit i cili është përgatitur nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet nga katër persona nga komuniteti serb, në krye me deputeten në Parlamenti i Serbisë, Danijela Vujiçiq.

Siç raporton "N1", Vujiçiq u tha gazetarëve në Bruksel se në 30 minutat sa i dha BE për formatin e bisedimeve të nivelit të lartë, ishte e pamundur të prezantoheshin të 67 nenet dhe nëntë kapitujt e Statutit.

“Është punë e madhe që vetë delegacioni ta lexojë nen për nen dhe palët të shprehin vërejtjet e tyre”, shtoi ajo.

Megjithatë, Vujiçiq theksoi se ajo dhe kolegia e saj nga Ekipi Menaxhues, Jelena Beloviq, kanë përjetuar siklet, sepse përfaqësuesit e Prishtinës - kryeministri Albin Kurti dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi – vazhdimisht u kanë hedhur fjalë dhe i kanë tallur.

Ajo ka thënë se “kaosi ka lindur” menjëherë pasi kanë hyrë në ambientet ku po mbahej takimi kur presidenti Vuçiq u ka thënë: “Ku jeni serbet e mia nga 'Kosova dhe Metohia serbe'”, për çka, siç tha ajo, delegacioni i Kosovës ka reaguar ashpër.

Danijela Vujiçiq, nga ky ekip, tha se hartimi i draftit ka zgjatur katër muaj - nga prilli 2018 deri në gusht 2018.

"Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018", u tha Vujiçiq gazetarëve.

“Ne i përmbaheshim kornizës sonë dhe ia dolëm dhe më besoni Statuti është i shkëlqyer”, tha ajo. /Telegrafi/