Vuçiq aq shumë i gëzohet ardhjes së Merkelit në Beograd, saqë mban konferencë të jashtëzakonshme për shtyp - por një gazetar e djersit atë me një pyetje
Një konferencë tjetër e jashtëzakonshme për shtyp e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai foli për ngjarjet aktuale politike, por pak njerëz e kuptuan se çfarë ishte e jashtëzakonshme në to.
Gazetari i N1, i cili "mbuloi" konferencën, gjithashtu i bëri presidentit një pyetje.
Pasi i pari i shtetit serb foli për ardhjen e ardhshme të kancelares, Angela Merkel në Serbi dhe për ngjarjet aktuale në Mal të Zi, gazetari thjesht e pyeti "Pse e caktuat këtë konferencë të jashtëzakonshme dhe pse janë ministrat Mali dhe Vulin këtu?"
Presidenti nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes, përkundrazi, ai bërtiti se TV N1 e paraqet atë si një "diktator me mendje të cekët".
Për fat të mirë, këshilltarja e komunës së Grockës, Gordana Uzelac, ishte gjithashtu e pranishme në konferencë dhe i erdhi në ndihmë presidentit.
Ndryshe, Merkel do të qëndrojë në Beograd dhe Tiranë në një turne lamtumirës gjersa në kryeqytetin e Shqipërisë do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/


