Please enter at least 3 characters.

Vrau kunatën e tij me dru në kokë, policia arreston 34-vjeçarin në Shqipëri

2020/01/82937147_2637711969848491_1878441459149963264_n-1-e1578670356579.jpg

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar Erdet  Çapokun, pasi që i njëjti ka vrarë kunatën e tij duke e goditur atë me shkop druri në kokë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit thuhet se Erdet Çapoku është arrestuar në kohë rekorde, transmeton Telegrafi.

"Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë", thuhet në njoftim.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Ndryshe, Erdet Çapoku 34-vjeçar ka vrarë mbrëmë kunatën e tij rreth orës 23:40, duke e goditur atë me shkop druri./Telegrafi/