Please enter at least 3 characters.

Vrasje në Lezhë, ekzekutohet babai i Roan Brahimit

Një vrasje ka ndodhur sonte në Lezhë duke tronditur banorët e zonës përreth.

Raportohet se një person mbeti i plagosur në Pllane të Lezhës dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Viktima është Gjovalin Prendi. I ndjeri ishte babai i Roan Prendit.

Policia tha se ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.