Please enter at least 3 characters.

Vranësira dhe intervale me diell - priten edhe reshje shiu

2017/03/pranver.jpg

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat e kohëpaskohshme parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme, ato minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 10 dhe 13 gradë Celsius.

Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërkohë që presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen. /Telegrafi/