Please enter at least 3 characters.

Votohen ndryshimet e ligjeve sipas ''Përzhino 2''

2016/07/Kuvendi-i-Maqedonise-1.jpg

Më në fund janë votuar ndryshimet e ligjeve të dala nga marrëveshja në mes katër partive politike parlamentare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ndryshimet në MPB, reformat në media, ligji për ndjekje penale dhe ligji për zgjedhjet.

Këto ndryshime dhe votimi i tyre do t’i hap rrugë partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave do të jetë 11 dhjetori.

Përgjegjës për votimin e kësaj pakete sot janë Bekim Fazliu nga PDSH, Artan Grubi nga BDI, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM dhe Goran Sugareski nga LSDM.

Më herët deputetët patën debate të ashpra për pikën e rendit të ditës- pyetje deputetësh./Telegrafi/