Please enter at least 3 characters.

Votat e diasporës për Gjilanin, Alban Hyseni i LVV-së shton epërsinë ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së

2021/10/gjilan-finale.png

Nga numërimi i votave të rregullta në Komunën  e Gjilanit, Alban Hyseni i LVV-së kishte një epërsi prej 261 votave ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, që  u rendit i dyti në garën.

Por me përfundimin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezultati thellohet në favor të kandidatit të LVV-së.

Në bazë të rezultateve të siguruara nga Telegrafi, rezultati i diasporës është për 100 vota në favor të Alban Hysenit të LVV-së në raport me Lutfi Hazirin e LDK-së.

Alban Hyseni (LVV) – 199 votaLutfi Haziri (LDK) – 99 votaLeonora Morina-Bunjaku (PDK) – 20 votaLulzim Bexheti – 4 votaGani Neziri – 1 votëNazim Gagica – 1 votë.

Më këtë rezultat diferenca e dy kandidatëve që do të garojnë në raundin e dytë është 361 vota.

Kujtojmë, votat e diasporës nuk e ndryshojnë shumë rezultatin në Gjilan dhe kjo komunë shkon ën balotazh.

Gjatë ditës pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/